Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, dhe diplomatë të vendeve të tjera, kanë qenë sot në zyrën e Kreut të Shtetit.

Reklame

Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Fokus i takimit urgjent ka qenë gjetja e rrugëve për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në terren, për ndalimin e përdorimit të forcës dhe krijimin e hapësirave për zgjidhje politike.

Lexo edhe

Arlind Qorri, pasi dogji selinë e PD-së në Shkodër, i zë pritë deputetit demokrat në prani të FNSH-së

BLINDOHET KRYEMINISTRIA! Forca të shumta policie nga të gjitha anët, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës

Reklame