Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar skenarin për krijimin e një partie rezervë të mazhorancës, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka ngarkuar Pjerin Ndreun dhe të birin për këtë projekt politik të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit.
Në mbështetje të denoncimit të tij, Berisha ka publikuar komunikime nga grupe studentësh, ku diskutohet bojkoti, paraqitja e kërkesave dhe krijimi i një force të re politike që do të përfaqësonte interesat e tyre.
Në mesazhet e publikuara, i biri i Pjerin Ndreut, Kristian Ndreu flet për nevojën e një alternative të re politike përtej protestave, ndërsa në një tjetër komunikim propozohet që senatorët e grupeve t’i drejtohen dekanatit për të kërkuar garanci se studentët nuk do të penalizohen për shkak të bojkotit.
lexo edhe
Përgjimet/ Berisha sulmon SPAK-un: “U bë mburojë e Ballës, i cili porositi vrasjen e Ravik Gurrës”














