Advertisement

Situata është tensionuar para Kryeministrisë, ku policia po përdor gaz lotsjellës në bulevard kundër studentëve dhe të rinjve që vijojnë prej katër ditësh protestën kundër qeverisë.

Pavarësisht ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Reklame

Studentë dhe gjimnazistë janë pjesë e protestës, ndërsa pakënaqësia ndaj qeverisë shoqërohet me thirrje për dorëheqjen e Ramës.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit nga policia nuk ka bërë që protestuesit të tërhiqen. Tubimi vijon përpara godinës së Kryeministrisë.

Lexo edhe

DHUNA NDAJ PROTESTUESVE/ “Zgjohet” ministri Demo: Pezullohen 2 policë, çdo shkelje do të ndëshkohet

VIDEOT E DHUNËS NË PROTESTË/ Pezullohen 2 policë në Tiranë, nis hetimi disiplinor

Reklame