Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Gjatë përplasjeve, policia ka përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa disa protestues kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.

Situata është shoqëruar me kaos dhe panik mes protestuesve, ndërsa një vajzë është plagosur gjatë tensioneve. Sipas informacioneve paraprake, e reja dyshohet se ka pësuar një dëmtim në kokë dhe është parë e gjakosur.

Reklame

Qytetarët e pranishëm i kanë ardhur në ndihmë vajzës, ndërsa pranë protestuesve ndodhej edhe një ekip punonjësish shëndetësorë.

Më pas, e reja është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e saj shëndetësore apo rrethanat e sakta të plagosjes.

Ndërkohë, situata në bulevard vijon të jetë e tensionuar, me përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe përplasjet me protestuesit.

Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve që prej disa ditësh po mbahen në Tiranë, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kërkojnë largimin e qeverisë.

Lexo edhe

VIDEOT E DHUNËS NË PROTESTË/ Pezullohen 2 policë në Tiranë, nis hetimi disiplinor

Ish-deputetja e PS reagon për protestën/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Reklame