Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë vetëm një jave, kontrollet kanë çuar në 20 arrestime të drejtuesve të mjeteve, të dyshuar për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në të njëjtën periudhë, Policia Rrugore ka vendosur 5422 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Shifrat e kontrolleve janë:
- 3513 masa për tejkalim të shpejtësisë;
- 1458 për ndalim ose qëndrim të gabuar;
- 198 për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 88 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
- 83 për parakalime të gabuara;
- 82 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Durrës, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore të monitorimit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve.
Për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Lexo edhe
Kanosi me kallashnikov një 69-vjeçar pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!
Aksident në Rinas/ Makina përmbyset në aksin drejt Durrësit













