Advertisement

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e lë në detyrë Erion Veliajn, entuziazmi i mbështetësve të tij ka arritur në nivele… qiellore. Mbrëmjen e sotme, disa simpatizantë të zjarrtë kanë zgjedhur të festojnë “fitoren” duke shkrepur fishekzjarrë – jo para Bashkisë së Tiranës, por para burgut të Durrësit, aty ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku.

Në mungesë të një ballkoni për të dalë e përshëndetur qytetarët, fishekzjarrët janë parë si mënyra më e mirë për t’i dërguar “urimet” e para në dritaret e qelisë. Disa prej të pranishmëve raportohen se kanë brohoritur “Rikthim në detyrë!”, ndërsa të tjerë janë dëgjuar të thonë: “Punët e bashkisë ecin edhe nga larg!”

Reklame

Mesa duket, vendimi i Kushtetueses ka ndezur jo vetëm debatin politik, por edhe qiellin e Durrësit – me një spektakël ndriçues që do ta kishin zili edhe dasmat më të zhurmshme të Tiranës.

Reklame