Advertisement

Lideri demokrat, Sali Berisha, sërish edhe këtë të shtunë në bashkëbisedim online me qytetarët dhe ndjekësit e tij në facebook ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe gjithë elitës së Partisë Socialiste.

Struktura e SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, gjë të cilën unë e kam denoncuar vite më parë.Në fakt dëgjova një natë një debat televiziv dhe një nga gazetarët i tha kolegut të vet: “po ne i dinim këto gjëra”.
Në fakt, ato ishin të ditura dhe ne i kishim denoncuar ato me dhjetëra herë.
Kështu që shërbimi informativ i drejtuar nga Ergys Agasi, jo vetëm që ka regjistruar, survejuar, opozitën dhe kundërshtarët e tij, por ka të dhëna të plota që ka përgjuar zyrtarë, ministra, deputetë të partisë në pushtet, partisë së krimit në pushtet. Dhe po kaq të plota që ka përgjuar të gjitha ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri.
Duke shkelmuar në këtë mënyrë Konventën e Vjenës, shkelmuar traktatet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë. Dhe këto do të dalin.
I kemi denoncuar në kohë, i denoncojmë prapë sot, sepse të përgjosh shërbimet diplomatike në Shqipëri, lëvizjet e të huajve në një vend aleat të NATO-s, e bën vetëm për qëllime armiqësore ndaj këtyre vendeve, duke kërcënuar sigurinë e tyre, duke kërcënuar sigurinë e personave të përgjuar.
Por koha do t’i provojë këto dhe jo vonë.

Lexo edhe

Reklame

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

“Rama është i plagosur rëndë”, Berisha mbledh aleatët për hartën territoriale: Ne propozojmë 100 bashki

Reklame