Advertisement
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku 26-vjeçari Ardian Baloshi ka humbur jetën pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur pas një loje kalçetoje.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitali Universitar i Traumës, por ka mbërritur pa shenja jete, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Reklame
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të Paskuqanit, ndërsa dyshohet se konflikti mes palëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.
Reklame














