Advertisement

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Engjëll Karoshi, 21-vjeçari i arrestuar nga policia për kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi.

Sipas hetimeve, Karoshi e njihte biznesmenin pasi ishte shok me djalin e tij. Para hetuesve, 21-vjeçari ka pranuar se ishte autori i kërcënimit dhe ka deklaruar se e kishte bërë në formë presioni, me qëllim që t’i merrte biznesmenit 50 mijë euro.

Reklame

I riu dyshohet se kishte vendosur një kuti, e cila pretendohej se përmbante lëndë plasëse, në një cep të karburantit. Ai kishte shkuar në këmbë dhe, pas vendosjes së kutisë, kishte hequr rrobat që kishte veshur dhe i kishte hedhur në një kosh.

Më pas, Karoshi ishte rikthyer pranë karburantit dhe kishte qëndruar aty duke parë ndërhyrjen e policisë dhe neutralizimin e kutisë së dyshimtë.

Hetuesit kanë kqyrur dhjetëra kamera sigurie në zonë dhe kanë rindërtuar lëvizjet e autorit, duke arritur të identifikojnë 21-vjeçarin.

Në letrën e lënë bashkë me kutinë kërkoheshin 50 mijë euro, ndërsa ishte përcaktuar edhe adresa ku paratë duhej të transferoheshin në Bitcoin.

Kutia u neutralizua nga specialistët e RENEA-s dhe nga verifikimet rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë plasëse.

Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Lexo edhe

‘50 mijë euro ose të hedh biznesin në erë’, në pranga 21-vjeçari që kërcënoi biznesmenin në Dibër

Tragjedi në Dibër/ 31-vjeçari humb jetën duke peshkuar në Drinin e Zi (EMRI)

Reklame