Pas dorëheqjes së Adriatik Kupit ditën e sotme, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të emërohet Sadleva Bodo.
Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Më herët, ajo ka punuar në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës kur institucioni drejtohej edhe nga Fatmir Xhafaj.
Sipas jetëshkrimit të publikuar në faqen zyrtare të SPAK, nga maji i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021, Bodo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.
Lexo edhe:
Jep dorëheqjen Adriatik Kupi, largohet pas 7 muajsh nga drejtimi i Burgjeve
Çfarë po ndodh me Drejtorinë e Burgjeve? 9 drejtorë në 13 vite, shumica nuk qëndrojnë as një vit














