Advertisement

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Institutit, pranë tregut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë dëmtime të automjeteve dhe trafik të rënduar në zonë.

Reklame