Pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar në shesh, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është parë në qendër të Tiranës, i shoqëruar nga një grup drejtuesish të Policisë.

Sipas pamjeve nga terreni, Hita po komunikonte me drejtuesit e pranishëm, ndërsa përgatitjet për mbarëvajtjen e tubimit ishin në fazën e fundit.

Reklame

Prania e kreut të Policisë në qendër të kryeqytetit vjen në një moment të rëndësishëm për organizimin e masave të sigurisë, pasi Policia kishte njoftuar më herët se do të shtonte praninë dhe masat parandaluese për protestën.

Deri në nisjen e tubimit, Hita dhe drejtuesit e tjerë të Policisë po koordinonin veprimet në terren. Përmbajtja konkrete e porosive të dhëna prej tij nuk është bërë publike.

Lexo edhe

Kaos në Tiranë/ Hita bën bilancin e protestave: 167 të arrestuar, 388 të proceduar e 132 efektivë të dëmtuar

Pas 7 ditësh përplasjesh, Skënder Hita u drejtohet efektivëve: “Jam krenar për ju”

Reklame