Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër në një protestë kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkuan anulimin e projektit, duke ngritur gjithashtu thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Reklame

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa në pankarta binin në sy mesazhe si “Shqipëria nuk shitet” dhe thirrje politike drejtuar figurave kryesore të politikës në vend.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, lëvizja protestuese është shtrirë edhe në diasporë, me tubime të ngjashme të zhvilluara në Milano dhe Firence gjatë së njëjtës ditë, ndërsa një ditë më parë protesta është mbajtur edhe në Berlin dhe Mynih.

Reklame