Partia Socialiste ka ndryshuar vendin e uljes së deputetes Elisa Spiropali në sallën e Kuvendit, pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar socialist. Tashmë, ajo do të ulet në rreshtat e fundit, pranë deputetëve të Partisë Demokratike.
Ky ndryshim vjen një ditë pas deklaratave të Spiropalit, e cila kundërshtoi vendimin e PS-së për përjashtimin e saj, duke e cilësuar atë si “nul”.
Deputetja ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e vendimmarrjes, duke pretenduar se nuk iu dha mundësia të dëgjohej dhe se procedura nuk u zhvillua në mënyrë të rregullt.
Përjashtimi nga grupi parlamentar u votua në mbledhjen e socialistëve më 24 nëntor. Sipas raportimeve, deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve mbështeti propozimin.
Spiropali vijon të mbajë mandatin e deputetes, por tashmë jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ajo ka deklaruar se betejën e saj politike do ta vijojë brenda PS-së.
lexo edhe
Përplasje për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi kërkon shtyrje afati, Balla: E bojkotuat komisionin













