Advertisement

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Milot.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 04:30, një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A.M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K.B.

Reklame

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, K.B., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F.B., si dhe djali i tij, po ashtu me inicialet F.B., kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit, shtetasi A.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Reklame