Advertisement

Është publikuar fotografia e Bardhe Ziçit, 55-vjeçares e cila u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, në një ngjarje që tronditi Shkodrën.

Sipas informacioneve, viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.

Reklame

Sipas hetimeve paraprake, shkak i krimit dyshohet të ketë qenë xhelozia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i kishte kërkuar bashkëshortes telefonin celular dhe mes tyre kishte nisur një debat.

Më pas, Shtjefën Ziçi dyshohet se ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut që e mbante me leje dhe ka qëlluar bashkëshorten në portën e shtëpisë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Autori u arrestua menjëherë nga Policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas legjislacionit në fuqi, Shtjefën Ziçi prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Tronditëse në Shkodër! Burri vret me çifte bashkëshorten, të afërmit: “Nuk kishin asnjë konflikt”

Zbardhet dinamika e krimit në Shkodër: Debati për celularin, më pas 62-vjeçari mori armën dhe qëlloi gruan

Reklame