Advertisement

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë përfshirë gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën, ndërsa për shkaqe që ende nuk dihen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Reklame

Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar lëndime të rënda. Paraprakisht mësohet se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë thyerje në duar dhe këmbë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje janë nisur me urgjencë gjashtë autoambulanca, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi gjendjen shëndetësore të të miturve apo shkaqet e sakta të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë, një i plagosur

Aksident në Kosmaç të Shkodrës, makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Reklame