Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj.
Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta , të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.
Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.
Bani i bëri me dije se po cenohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.
Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cenon interesat e tij për proces gjyqësor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licencës.
Në përfundim të diskutimeve, seanca e radhësu caktua më 1 tetor, ora 10:00.
Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është pjesë e gjykimit në themel të çështjes penale ndaj tyre. SPAK i akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa në kuadër të procesit po shqyrtohen provat dhe aktet e administruara gjatë hetimit.
Lexo edhe:















