Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania që sot operon si “Lidl Shqipëria” sh.p.k. ka funksionuar më parë nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administratorë të regjistruar Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.
Por, sipas burimeve dhe zërave që qarkullojnë në treg, këta emra janë kryesisht formalë, ndërsa pas koncesionit dhe investimit të madh që kompania ka realizuar në vend dyshohet të fshihet një oligark i fuqishëm shqiptar.
Historiku i kompanisë:
Në periudhën 2022–2025, kompania ka ndryshuar disa herë administratorët dhe pronësinë indirekte.
Fillimisht administratorë ishin Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, më pas drejtimi kaloi te Nikolaos Dr. iur. Athanasiadis, Przemyslaw Robert Pakula, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu dhe Marc.
Në mars 2025, drejtimi iu besua sërish Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës, të cilët aktualisht mbajnë edhe poste kyçe në Lidl Kosova dhe anëtarësi në bordet ndërkombëtare të Lidl.
Kalimi zyrtar nga “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” u formalizua në shkurt 2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kontestet e koncesionit:
Koncesioni i dhënë “Lidl” ka shkaktuar shpronësime të konsiderueshme të pronarëve privatë, duke ngritur pyetje për interesin publik dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të një subjekti privat pas këtij investimi. Kritikat theksojnë mungesën e transparencës dhe ndikimin që ndryshimet e shpeshta në pronësi dhe administrim mund të kenë në treg dhe ekonominë lokale.















