Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe pa reshje.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore.
Reklame
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë. Edhe situata në det parashikohet e qetë. Valëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.
Lexo edhe:
Horoskopi, 24 shtator. Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
Reklame















