Kuvendi i Shqipërisë është rrethuar me masa të shtuara sigurie përpara protestës së paralajmëruar nga grupimi “Flamingot”.

Në rrugët që të çojnë drejt godinës së Parlamentit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa në zonën përreth është shtuar ndjeshëm prania e forcave të Policisë së Shtetit.

Reklame

Disa prej akseve që lidhen me Kuvendin janë bllokuar, duke kufizuar lëvizjen në zonën përreth institucionit.

Masat janë marrë në një kohë kur brenda Kuvendit po zhvillohet seanca plenare dhe jashtë godinës pritet të mblidhen protestuesit.

Protesta e “Flamingove” është paralajmëruar prej ditësh, ndërsa prania e madhe policore dhe barrierat metalike kanë rrethuar perimetrin e Parlamentit që në orët e para të mëngjesit.

Lexo edhe:

Skandali i SHISH, “zbret” në Kuvend. Sot dy interpelanca dhe protestë jashtë Parlamentit

Horoskopi, 24 shtator. Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Reklame