Rogerti u fut sot për disa orë në dhomën e reflektimit, pas situatave të krijuara në shtëpi. Momentet u shoqëruan edhe me një episod të pazakontë, teksa në çastin kur Ledioni u lidh drejtpërdrejt për t’i komunikuar masën e marrë ndaj tij, Rogertin e kishte zënë gjumi.

Me disa vështirësi, ai u zgjua dhe më pas u njoh zyrtarisht me vendimin e produksionit, i cili lidhej me sjelljen e tij gjatë ditëve të fundit në shtëpi.

Reklame

Pas këtij zhvillimi, produksioni ka hapur një televotim, duke ia lënë në dorë publikut vendimin përfundimtar. Tashmë janë teleshikuesit ata që do të vendosin nëse Rogerti do të rikthehet sërish në shtëpi apo do të largohet përfundimisht nga gara.

Vendimi i publikut pritet me interes, ndërsa situata ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe kureshtjen për vazhdimin e spektaklit.

Reklame