Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një strategji shtetërore për reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë një takimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, Kurti tha se qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për përpjekjet për ndryshimin e vendimit përmes instancave të apelit dhe në rrafshin diplomatik.

Reklame

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht.

Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm.

Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërperë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë” tha ai.

Lexo edhe:

FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

A do ta braktisë CDU-ja kancelarin Merz?

Reklame