Anëtarët e Këshillit Administrativ të BKS-së detyrohen të ndërmarrin masa ndaj drejtorëve të departamenteve pas veprimeve të Prokurorisë. Por pse u desh të ndërhyjë Prokuroria që BKS të lëvizë?

Sipas informatave të redaksisë, të hënën pritet një lëvizje e Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimit ndaj disa drejtorëve të departamenteve.

Reklame

Kjo lëvizje, sipas burimeve tona, nuk vjen si rezultat i raportit përfundimtar të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ende nuk është bërë publik, por pas veprimeve të Prokurorisë së Prizrenit dhe intervistimit të 21 personave – punëtorë dhe drejtues të BKS-së – në cilësi të të dyshuarve për çështje që lidhen me transaksione dhe keqpërdorime të dyshuara financiare.

Nëse këto informacione konfirmohen, pyetja kryesore është e thjeshtë:

Pse BKS nuk veproi më herët, kur shqetësimet për menaxhimin dhe transaksionet financiare ishin ngritur prej kohësh?

Po cilët janë personat që pritet të shkarkohen?

Faik Sylejmani Drejtor ligjor administrat dhe trajnime
RezartaTafilaj Drejtoresh Sigurim Kufitar
Edona Ahmeti Drejtoresh ne MOU
Valmir Rexha Drejtor i Demev

KËSHILLI PO LËVIZ VETËM PAS VEPRIMIT TË PROKURORISË?

Sipas burimeve të redaksisë, Hekuran Neziri dhe Besarb Blakaj, së bashku me strukturat drejtuese të Këshillit, janë tashmë nën një presion të madh institucional.

Në vend që të pritej raporti përfundimtar i BQK-së, zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Prizrenit kanë krijuar një situatë ku Këshilli nuk mund të qëndrojë më pasiv.

Burimet tona pretendojnë se një pjesë e personave të intervistuar nga Prokuroria kanë pranuar ekzistencën e transaksioneve financiare me ish-drejtues të BKS-së, përfshirë Sami Mazrekun dhe Valon Berishën. Këto pretendime, megjithatë, mbeten objekt i hetimit dhe duhet të vlerësohen nga organet kompetente.

Në të njëjtën kohë, sipas informatave të siguruara nga redaksia, edhe vetë veprimtaria dhe përgjegjësia e strukturave drejtuese të BKS-së është pjesë e shqyrtimeve institucionale.

BQK: RAPORTI QË PO MBAHET NË HIJE

Në qendër të kësaj përplasjeje ndodhet Banka Qendrore e Kosovës.

Raporti i ekzaminimit të BQK-së për BKS-në është dokumenti që mund të ndryshojë tërësisht situatën.

Por deri në publikimin ose dorëzimin e tij, Këshilli Administrativ po përballet me një pyetje të rëndë:

A po veprohet vetëm tani sepse Prokuroria ka filluar të veprojë?

Nëse BQK ka konstatuar shkelje serioze në menaxhimin e BKS-së, atëherë vonesa në marrjen e masave ngre pikëpyetje serioze për mbikëqyrjen.

Nëse, përkundrazi, nuk ka pasur shkelje të tilla, atëherë BQK duhet ta shpjegojë publikisht pse ekziston gjithë kjo situatë institucionale dhe hetimore.

NGA FEHMI MEHETI TE AHMET ISMAILI – PYETJA PËR VAZHDIMËSINË E MBIKËQYRJES

Ndërrimi i drejtuesve në BQK nuk e mbyll çështjen e përgjegjësisë institucionale.

Pyetja është nëse mekanizmat mbikëqyrës kanë funksionuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Kritikat ndaj mënyrës së trajtimit të BKS-së nga BQK-ja ngrenë dyshimin nëse ka pasur një vazhdimësi të mosveprimit institucional, pavarësisht ndryshimeve në udhëheqje.

Prandaj, përgjegjësia nuk mund të reduktohet vetëm te personat që sot janë nën hetim apo shqyrtim.

“TENISI” BQK–BKS

Situata tashmë ngjan me një lojë të rrezikshme institucionale.

BKS pret BQK-në.

BQK pret veprimin e BKS-së.

Ndërkohë, Prokuroria ka hyrë në mes.

Dhe pikërisht këtu qëndron pyetja më e madhe:

A po presin institucionet njëri-tjetrin që të mos marrë askush përgjegjësi?

Lexo edhe
Konjufca i përgjigjet Zelensky-t: Kosova ishte me Ukrainën që në ditën e parë, Serbia jo!

Arrestohet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova, përdori identitet të rremë për t’i shpëtuar policisë

 

Reklame