Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur në Rinas nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”.
Në pranga ka rënë Arnold Shehu, banues në Kukës, i cili kërkohej nga drejtësia kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas Policisë, gjatë momentit të ndalimit, 32-vjeçari është prezantuar me një tjetër identitet, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit.
Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.
Kapja e tij u realizua pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Tiranës dhe Interpol Tiranës.
Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.
Lexo edhe:
Arrest në Rinas dhe dy ekstradime, Policia: Në pranga një shtetase turke e dënuar për terrorizëm
U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën















