Protestuesit janë mbledhur tek Xhamia, afër Parlamentit, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të protestojnë sepse ndihen të vjedhur.

Një prej qytetarëve i bëri thirrje policisë që të mos ushtrojë dhunë, pasi do të përgjigjen para ligjit.

Reklame

“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.

Ndërkohë nga ana e saj policia i bëri apel qytetarëve që të lirojnë rrugën, pasi në të kundër do të veprojnë. “Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.

Lexo edhe

Policia rrethon Kuvendin, bllokohet afrimi i protestuesve

Nga Kuvendi te Blloku i Ministrive/ Përplasje protestues-polici, shoqërohet një person

Reklame