Anëtari i Komisioni i Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Emri i Tërnovës është përmendur në hetimet e SPAK, pasi dyshohet për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për skandalin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, së bashku me biznesmenin Ergys Agasi.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kreshnik Tërnova është parë duke u drejtuar i vetëm drejt ambienteve të GJKKO-së, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyen e paraqitjes së tij apo statusin procedural në këtë çështje.
Hetimet për dosjen e AKSHI-t vijojnë, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me zhvillimet më të fundit.














