Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe kërkoi që Kuvendi të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Reklame

“Rama ka shkuar me avion special në Kosovë për të kërkuar që të votoni për Gjykatën Speciale”, deklaroi Zhupa, duke kritikuar gjithashtu qëndrimin e Ramës ndaj nismës “Ballkani i Hapur”.

Zhupa kërkoi që mazhoranca dhe opozita të bashkohen për miratimin e një rezolute për Kosovën, duke argumentuar se një rezolutë ka peshë tjetër nga një deklaratë e Kuvendit.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se Kuvendi do të votojë një deklaratë për Kosovën.

Opozita këmbëngul se deklarata nuk ka të njëjtën peshë politike dhe institucionale me një rezolutë, duke kërkuar që Kuvendi të miratojë një dokument të posaçëm pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Lexo edhe

Maxhoranca rrëzon kërkesën e PD për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Përplasje Bardhi-Balla në Kuvend

Nga Kuvendi te Blloku i Ministrive/ Përplasje protestues-polici, shoqërohet një person

Reklame