Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu e ka nisur punën e saj me një premtim, që të sjellë në spitalin Onkologjik pet-scanin, ose në të kundër ajo do të japë dorëheqjen.

Premtimin e bëri në Parlament, ku edhe zhvilloi interpelancën e parë, madje premtoi se këtë pajisje në shërbim të pacientëve me sëmundje tumorale do ta sjellë në fillim të vitit 2027.

Reklame

“Është një sfidë kombëtare. E kuptoj që ju bëni zhurmuesin, por unë jam e vendosur. Kam 32 vite në sistem, kam 16 vite deputete dhe 16 vite në Komisionin e Shëndetësisë. Mos harroni një gjë, unë di shumë mirë ca ka ndodhur, ca ndryshimesh ka patur sistemi dhe çfarë do ti ofroj qytetareve shqiptarë.

Çdo orë e punës time do jetë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve dhe çdo ankesë e tyre, zyra ime është e hapur që në ditën e parë të punës. Nga ora 8 deri në 8  të darkës. Dhe nuk do lejoj sa të jem unë këtu ministre e Shëndetësisë, nuk do ju lejoj që të disinformoni.

Në janar fillon instituti i Onkologjisë, në fillim të vitit 2027 unë o e sjell atë pet-scanin ose jap dorëheqjen. Ja ku po ua them këtu”, tha Klodiana Spahiu.

Lexo edhe:

Nga Kuvendi te Blloku i Ministrive/ Përplasje protestues-polici, shoqërohet një person

Përplasje në Kuvend për Kosovën/ Zhupa: “Rama shkoi me avion special për Gjykatën Speciale”, Peleshi: Do votojmë deklaratë

Reklame