Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Vendimi është shpallur këtë të mërkurë nga trupi gjykues, në përfundim të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reklame

Thaçi akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i shkallës së parë është shpallur në seancën e zhvilluar në Hagë, ndërsa procesi ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023.

Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënime me vite të gjata burgimi për të akuzuarit, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tyre.

Lexo edhe:

Procesi i Hagës/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin, sot mbahen deklaratat përfundimtare

Nis leximi i vendimit ndaj Thaçit, gjyqtari Smith: Kjo çështje nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës së UÇK-së

Reklame