Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Aksi”, që synon goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit.
Në kuadër të fazës “Aksi 4”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet.
Ndërsa gjatë fazës “Aksi 5”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë, dy të arrestuarit dyshohet se po transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e emigrantëve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lexo dhe:
EMRAT/ Trafik emigrantësh në Britani, 5 në pranga. Dy shqiptarë mes të arrestuarve
Tragjedi në Mesdhe, gjenden 11 trupa emigrantësh pranë brigjeve të Libisë














