Dashi
Jeta juaj në çift do jetë shumë e këndshme gjatë kësaj dite. Do përjetoni emocione të veçanta falë disa surprizave që do iu bëjë partneri. Beqarët nuk do munden dot të tërheqin pas vetes dikë që pëlqejnë sepse dikush tjetër do tregohet më i shkathët. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur nëse nuk doni të keni probleme serioze.
Demi
Do ndiheni më të vetmuar se kurrë më parë sot ju që jeni në një lidhje dhe do e vuani tej mase këtë gjendje. Flisni me partnerin dhe mësoni arsyet pse iu ka lënë pas dore. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Shfrytëzojeni deri në maksimum. Në planin financiar duhet t’i bëni mirë llogaritë para se të hidhni çdo hap.
Binjakët
Ditë mjaft pozitive dhe herë pas here e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e partnerit. Beqarët meshkuj do jenë më me fat në dashuri, ndërsa femrat duhet të presin edhe pak ditë për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar do ju dalin plot të papritura dhe gjendja mund të dobësohet.
Gaforrja
Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe do ndani me të emocionet e mira dhe të këqija. Kjo do e forcojë edhe më tepër bashkëpunimin mes jush. Për beqarët është momenti ideal për të joshur sa më shumë që të munden. Në planin financiar do ju dalin vështirësi serioze. Vetëm specialistët do mund t’iu nxjerrin nga situata delikate.
Luani
Ditë goxha e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë partnerit dhe do mendoni gjëra të këqija për të. Beqarët do jenë më të hapur ndaj takimeve dhe nuk do ngurrojnë të kenë njohje të reja. Financat duhen menaxhuar me sa më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që të mos keni probleme.
Virgjëresha
Klima në jetën tuaj në çift nuk do jetë aq e ngrohtë sa ju e kishit menduar. Në disa momente do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa do duan nga ftesat që do iu bëhen. Financat nuk do jenë problematike edhe pse mund të kryeni ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
Peshorja
Do e kundërshtoni gjatë gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me të. Beqarët nuk do kenë sukses në dashuri edhe pse do lëvizin çdo gur që të kenë në dorë. Do ju duhet ende të presin edhe pak kohë. Në planin financiar do jeni shumë të vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.
Akrepi
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini dhe herë do debatoni fort me atë që keni në krah. Beqarët do fillojnë më shpejt nga sa mendonin një histori të bukur dashurie. Të ardhurat do fillojnë të rriten me ritme më të shpejta nga sa mendonit.
Shigjetari
Ata që janë në një lidhje nuk do kenë aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta në çift do ju ecë si e kishit ëndërruar. Disa do provojnë edhe kënaqësi dhe eksperienca të reja. Beqarët do i japin më shumë prioritet se kurrë dashurisë dhe nuk do lënë vend pa kërkuar princin e kaltër. Fati do jetë me ta. Gjendja e financave do mbetet delikate, ndaj kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Do i jepni më shumë prioritet jetës suaj sentimentale gjatë kësaj dite duke lënë pas dore miqtë dhe familjarët. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen shumë mirë me statusin që kanë dhe nuk do duan të bëjnë ndryshime. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni problemet e mbetura pezull.
Ujori
Ditë shumë e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqarët do ndihen gati për aventura, sado që ato të zgjasin. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, megjithatë me pak përkujdes do ia dilni mbanë. Disa familjarë do ju gjenden afër.
Peshqit
Do jeni shumë xhelozë sot në jetën tuaj në çift dhe kjo do e nxehtë atmosferën në disa momente. Më mirë është të qetësoheni dhe të flisni hapur e përballë me partnerin. Beqarët do jenë tërheqës dhe do marrin propozime pa fund. Financat do mbeten ashtu si kanë qenë. Të paktën do keni aq para sa për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.















