Një situatë alarmante është raportuar në fshatin Rras, në njësinë administrative Ungrej të Lezhës, ku zjarri ka përfshirë edhe varrezat e zonës.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur, po përhapen në terrenin malor dhe po kërcënojnë gjithashtu një kishë dhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe, së bashku me banorët e zonës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer malor, i cili e bën të vështirë afrimin e mjeteve zjarrfikëse në disa prej vatrave.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave, objekteve dhe banorëve të zonës.
Lexo edhe:
Lamallari pas arrestimeve për zjarret në Fier: “Asnjë zjarrvënie nuk është e vogël”
Digjet toka, pastaj vjen investimi? A kanë lidhje zjarret me “Paketën e Maleve”














