Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar këtë të mërkurë seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu.

Gjatë seancës, trupa gjykuese vendosi të thërrasë edhe disa dëshmitarë të tjerë në kuadër të procesit gjyqësor.

Reklame

Mes emrave të thirrur është edhe Kleviol Ahmeti, këngëtari lushnjar i njohur ndryshe si Cllevio.

Gjykata caktoi seancën e ardhshme më 28 maj, në orën 14:00, ku pritet të vijojë administrimi i dëshmive dhe provave.

Ndërkohë, reperi Noizy nuk u paraqit në seancën e sotme. Për këtë arsye, GJKKO vendosi rinjoftimin e tij për seancën e ardhshme.

Reklame