Ky është momenti kur këngëtari Jozefin Marku dërgohet në komisariatin e policisë në Tiranë pasi u arrestua për dhunë ndaj Eduard Kuçit.

Jozefin Marku u arrestua në tualetin e banesës së shtetasit Kristjan Nikolli, i cili po ashtu u arrestua, ndërkohë në kërkim janë shpallur Anton Huli  dhe Kristjan Nikolli. Kontroll banese u ushtrua në shtëpitë e ⁠D.P. dhe ⁠Klaudio Hysenit.

Reklame

“Për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kryer veprime hetimore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Policia e Tiranës bëri me dije se ai është shoqëruar bashkë me një tjetër person, të cilët do të merren në pyetje në lidhje me rastin.

Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 akuza, konkretisht: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një konflikt ndërmjet disa shtetasve, sqarojmë se:

Nga verifikimet e kryera rezultoi se pamjet ishin filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kryer veprime hetimore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Skandal në BB VIP Kosova 4: Fjolla Morina ofendon rëndë Edit Kuçin, reagon familja

6 minuta nga nisja e sherrit te largimi i Sokrat Vatës, kamerat zbardhin dinamikën e vrasjes në Ksamil

Reklame