Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë shtetasi Orgito Paloka, 22 vjeç, i lindur në Lezhë, i cili kërkohej nga drejtësia spanjolle për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Arrestimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle, pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi.
Sipas policisë, ndaj Palokës ishte lëshuar urdhër arresti nga Gjykata Juzgado de Instrucción nr. 2 në Ibiza, më 18 maj 2026, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe ato spanjolle po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura nga drejtësia e këtij shteti.















