Një vrasje e trefishtë ka tronditur sot qytetin e Danillovgradit në Mal të Zi, në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka”.

Sipas Policisë së Malit të Zi, tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe konsiderohet i armatosur.

Reklame

Policia ka identifikuar si të dyshuar Mihail Nikolajeviç Shabunin, 30 vjeç, shtetas rus. Ai dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë në poligon.

Viktimat janë identifikuar si Nemanja Kapor, 20 vjeç, dhe Petar Globareviç, 24 vjeç, të dy nga Podgorica, si dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danillovgradi.

Policia malazeze ka nisur një operacion intensiv për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos afrohen nëse e vërejnë atë, pasi dyshohet se është i armatosur.

Autoritetet kërkojnë që çdo informacion mbi vendndodhjen apo lëvizjet e Shabuninit të raportohet menjëherë në numrin 122. Informacioni mund të jepet edhe në mënyrë anonime.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje të trefishtë.

Lexo edhe:

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një person i plagosur rëndë

RENEA zbarkon në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, kontrolle në një pallat

Reklame