Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.
Viktimat janë identifikuar si Shefit Rrapaj, 80 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe.
Reklame
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:30, shtetasi me inicialet Sh. Rr., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij brenda banesës, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, duke humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Reklame















