Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ervis Koxhaj, i cili pasi dëgjoi pretendimet e organit të akuzës dhe mbrojtjen e të pandehurit, ka cilësuar të ligjshëm arrestimin dhe ka vendosur vijimin e qëndrimit në burg për Likajn.

Reklame

Gjatë seancës, 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt të papërshtatshëm me të miturën. Ai ka pretenduar se ngjarja është e sajuar nga kunata e tij, me të cilën sipas tij është në konflikt për çështje banese.

Sabri Likaj u arrestua tre ditë më parë, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat nga vetë e mitura me inicialet N.L., si dhe nga nëna e saj.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal.

Reklame