78-vjeçari Çelnik Shtupalli, banor i fshatit Homçan të Pogradecit, kishte një kërkesë për kryeministrin Edi Rama dhe nuk u largua pa arritur ta takonte.

Pas pritjes për orë me radhë, Shtupalli u prit nga Rama në Tushemisht, ku zhvilloi një bisedë të shkurtër me kryeministrin.

Reklame

Por çfarë i kërkoi 78-vjeçari Ramës?

Kërkesa lidhej me një problem që prek drejtpërdrejt banorët e fshatit Homçan, në zonën e Mokrës.

Shtupalli i kërkoi kryeministrit ndërhyrje për rrugën e fshatit, rreth 4 kilometra të gjatë, duke kërkuar asfaltimin e saj.

Në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, të cilin Rama e pyeti për mundësinë e realizimit të kërkesës.

Përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë: sipas Xhakollit, rruga do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimi do të kthehet në një ndërhyrje konkrete në rrugën që 78-vjeçari kërkoi të rregullohej.

Lexo edhe

Rama nga Pogradeci: “Pasqyra Albania”, qytetarët do të ndjekin në kohë reale kërkesat e tyre ndaj shtetit

Sherri me Arian Konomin, Rama publikon videon: “Për fat të mirë ka edhe një video tjetër”

Reklame