Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Pogradeci disa prej prioriteteve të qeverisë për sezonin e ri politik, duke vënë theksin te mënyra e komunikimit me qytetarët dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se një nga diskutimet e zhvilluara në Pogradec ka qenë edhe për krijimin e një ekosistemi të ri të komunikimit të qeverisë me qytetarët.

Reklame

Në këtë kuadër, kryeministri foli për platformën “Pasqyrë Albania”, përmes së cilës qytetarët pritet të kenë akses te institucionet dhe të mund të ndjekin kërkesat e tyre.“Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, ‘Pasqyrë Albania’, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, synimi është që çdo kërkesë apo shqetësim i qytetarëve drejtuar institucioneve të mund të ndiqet në kohë reale, në mënyrë të ngjashme me gjurmimin e një pakoje postare.“Çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, u shpreh ai.

Rama shtoi se në këtë sistem do të jetë e mundur të monitorohet edhe përmbushja e përgjegjësive nga institucionet dhe respektimi i afateve.“Shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha kryeministri.

Gjatë takimit në Pogradec, Rama përmendi gjithashtu diskutimet për “Besën” dhe praninë besnike, si dhe reflektimet mbi periudhën e pushimeve dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.

Lexo edhe:

Sherri me Arian Konomin, Rama publikon videon: “Për fat të mirë ka edhe një video tjetër”

PS hyn në shtator me “sprint” politik, Rama mbledh drejtuesit në Pogradec. Çfarë pritet të ndodhë?

Reklame