Një zjarr ka rënë në zonën e Kodër Rrëshen, shumë pranë banesave dhe varrezave, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë flakët dhe tymin në afërsi të zonave të banuara, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit.

Reklame

Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë të forcave zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur afrimin e tyre drejt banesave.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe thatësirës, zjarret pranë zonave të banuara paraqesin rrezik të shtuar për banorët dhe pronat.

VIDEO/ Flakët pranë banesave në Kodër Rrëshen, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Reklame