Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Theknës në Martanesh, ku administratori i një subjekti minerar, Sulejman Kurti, ka humbur jetën në një aksident të rëndë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, rreth orës 10:15, gjatë një kontrolli të tij në frontin e punës. Sipas informacionit të publikuar nga Policia, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona nga stafi i subjektit minerar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Akoma nuk ka detaje të plota lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.
Ky është një tjetër incident tragjik në sektorin e minierave, ku siguria e punonjësve ka qenë gjithmonë një shqetësim i madh.








