Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Papa, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë.

Reklame

Gjyqtarja Alma Kodraliu, e caktuar përmes shortit elektronik, do të shqyrtojë masën e sigurisë të vendosur më herët ndaj Vukës. Gjykata do të vlerësojë nëse do të vijojë masa “arrest në burg” apo do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.

Grupi dyshohet për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, grupi kriminal ka vepruar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa gjatë viteve 2019–2021 dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine në disa episode.

Hetimi për këtë grup kriminal vijon nën drejtimin e prokurorit Alfred Shehu.

Sipas SPAK, anëtarët e grupit kriminal dyshohet se kanë trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë, nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.

Ekstradimi i Florjan Vukës pritet të pasohet nga paraqitja e tij para Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë për vijimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Lexo edhe:

Ekstradimi i Sokol Hoxhës/ Ambasada e SHBA: Amerika, nuk shërben si strehë për t’iu shmangur drejtësisë!

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradimi i grupit të vëzhgimit, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë

Reklame