Tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, që synon goditjen e trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë vendit.

Sipas Policisë, automjetet dyshohet se janë vjedhur në Gjermani dhe më pas janë trafikuar drejt Shqipërisë me qëllim shitjen.

Reklame

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz G-Class 63 AMG, me vlerë rreth 200 mijë euro, një Mercedes-Benz GT 63 AMG, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe një Mercedes-Benz S-Class 580e, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar për trafikimin e automjeteve në Shqipëri.

Ndërkohë, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ata janë E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin kur u sekuestruan.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në trafikimin e automjeteve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Rrugorja në Tiranë/ 19 procedime dhe 530 gjoba ndaj drejtuesve të motomjeteve

Kodi i ri Rrugor: Kur hiqet patenta përgjithmonë për alkoolin?

Reklame