Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së Ermir Kertezit me armë zjarri në një lokal në Elbasan, pak ditë më parë.
Prokuroria ka kërkuar një masë sigurie të përshtatshme për garantimin e vijimit të hetimeve, ndërsa Boriçi është mbrojtur nga një avokat i caktuar kryesisht.
Në dëshminë e tij Boriçi ka deklaruar se s’ka pasur qëllim ta vriste Kertezin, por vetëm ta frikësonte.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg”, duke bërë që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të procedurave.
Kujtojmë se 50-vjeçari Kërtezi, u pa nga videot e publikuara edhe në media fillimisht brenda lokalit, më pas kalon mes përmes ambienteve të jashtme të barit.
Lëvizjet e tij ndiqen nga autori Boriçi, i cili ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit, por arma i bllokohet. Kërtezi reagon shpejt, shtyu atentatorin dhe largohet me shpejtësi.
Boriçi e ndoqi për pak metra dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Por policia mundi ta lokalizonte dhe arrestonte vetëm pas disa minutash.
Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në atentat su sekuestrua si provë materiale. Sipas Boriçit, motivi ishte hakmarrja pasi 15 vite më parë, Kërtezi i ka plagosur të vëllain dhe e ka paralizuar. Shënjestra thotë se në fakt, prej 15 vitesh jetojnë në të njëjtën lagje dhe kanë marrëdhënie normale.
Tashmë hetuesit po verifikojnë historinë e konfliktit mes palëve, verifikimin se ç’ka ndodhur 15 vite më parë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur me raportet mes dy familjeve.
Lexo edhe:
Elbasan/ Atentat në mes të ditës, arma i ngec autorit: Shënjestra shpëton dhe përballet me të















