Dalin detaje te reja nga aksidenti i rende i ndodhu rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në fshatin Cakran. Policia ben te ditur se është regjistruar një aksident mes dy automjeteve. Automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, u përplas me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi i mitur O. Merdanaj, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Reklame
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Reklame














