Një person i ka shpëtuar një atentati mesditën e kësaj të shtune në Elbasan, në një ngjarje të ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal në lagjen “28 Nëntori”.
Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve të siguruara, Ermir Kërtezi, 50 vjeç, ndodhej brenda lokalit, ku qëndroi për disa momente në tavolinë.
Në të njëjtin ambient ndodhej edhe Poli Boriçi, 52 vjeç, i cili ishte duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.
Kërtezi është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë për të folur në telefon. Në këtë moment, dyshohet se Boriçi është ngritur dhe ka dalë pas tij, duke mbajtur një armë zjarri.
Sipas pamjeve, autori i dyshuar është afruar pas Kërtezit dhe ka tentuar ta qëllojë nga pas, por arma dyshohet se i ka ngecur dhe nuk ka realizuar qitjen.
Pas kësaj, Kërtezi është kthyer dhe ka tentuar t’i largojë armën autorit. Ky i fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht, nga tentativa e atentatit nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po punohet për dokumentimin e rrethanave dhe identifikimin e plotë të autorit të dyshuar.
Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e atentatit dhe nëse pas ngjarjes fshihen konflikte të mëparshme mes personave të përfshirë.
Lexo edhe keto:
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, tre të plagosurit nuk ishin objektiv! Autori qëlloi 7 herë
Kodi i ri Rrugor: Kur hiqet patenta përgjithmonë për alkoolin?















