Policia Rrugore e Dibrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror.

Kontrollet janë përqendruar veçanërisht te drejtuesit që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin mjete me xhama të errësuar të pahomologuar.

Reklame

Gjatë periudhës 3–10 gusht 2026, janë arrestuar 3 drejtues mjeti, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në të njëjtën periudhë janë vendosur gjithsej 1081 masa administrative.

Nga këto, 56 janë për parakalime të gabuara, 75 për tejkalim të shpejtësisë, 540 për ndalim ose qëndrim të gabuar dhe 141 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë vendosur 6 masa për drejtim nën efektin e alkoolit, 4 për xhama të errësuar të pahomologuar dhe 259 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Dibër.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë shkeljet në numrin pa pagesë 112.

Lexo edhe:

Rrugorja në Tiranë/ 19 procedime dhe 530 gjoba ndaj drejtuesve të motomjeteve

Kodi i ri Rrugor 2026: Sa është gjoba për përdorimin e telefonit në timon?

Reklame