Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Milotit, në Lezhë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, një person që lëvizte me një automjet tip “Audi” dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, i cili ishte në lëvizje.

Reklame

Mjeti i dytë drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Gj. Gj., i cili dyshohet se ka qenë duke lëvizur me automjetin nga ku janë kryer të shtënat. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht përgjegjësinë e personit të dyshuar.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e të shtënave dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti.

Lexo edhe:

Reforma territoriale rikthen përplasjen politike: Çfarë pritet të ndodhë me bashkitë që rrezikojnë shkrirjen?

Kontrolle të befasishme në Tiranë, Policia sekuestron lëndë narkotike dhe armë të ftohta e mjete luksoze

Reklame